Skandal: Portalet e VMRO-së akuzojnë kryeministrin holandez për Kastriot Rexhepin

0
0

Portalet e VMRO DPMNE-së kanë drejtuar akuza ndaj kryeministrit holandez Mark Rutte që dje qëndroi për vizitë zyrtare në vendin tonë për qëndrimin e sotëm të deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi i cili ka vendosur të mos merr pjesë në seancën e caktuar parlamentare për votimin e mosbesimit të Qeverisë.

Pretendimet e këtilla janë padyshim skandal i rradhës dhe konfirmim i agjendës antieuropiane të VMRO-DPMNE-së, e cila e pakënaqur nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë po mundohen të gjejnë alibi duke akuzuar pa asnjë argument faktorin ndërkombëtar për këtë.

Ndryshe, deputeti Rexhepi me vullnet të lirë ka shprehur qëndrimin e tij dhe arsyet për këtë në faqen e tij në rrjetin social Facebook.

Në vazhdim po ua sjellim lajmin skandaloz të publikuar nga njëri prej portaleve: infomax.mk

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here