BDI: Ngadhnjeu fryma euro-atlantike e vendit dhe vullneti i qytetarëve

0
166

Me dështimin e iniciativës regresive për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u dëshmua edhe njëherë se forcat anti-NATO, anti-BE, anti miqësisë me Uashingtonin dhe Brukselin, nuk mund të ngadhnjejnë ndaj rrugëtimit euro-atlantik të vendit.

Mbrëmë u vërtetua edhe njëherë orientimi i sovranit dhe Qeverisë drejtë rrugës në familjen e madhe europiane, lirisë, barazisë, reformave, marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se pas ngjarjeve të ditës së djeshme kanë ngadhnjyer qytetarët dhe kanë triumfuar forcat progresive euro-atlantike, miqësia me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka ngadhënjyer vullneti i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si vend i cili tashmë ka përcaktuar rrugën e integrimit, miqësisë me vendet fqinje, miqësisë mes bashkësive që jetojnë brenda vendit e që kanë perspektivë të pastër, të qartë dhe padyshim euro-atlantike.

Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson lartë qëndrimin e të gjithë deputetëve si përfaqësues legjitim të zgjedhur nga sovrani, kryetarët e partive politike të cilët bëjnë pjesë në koalicionin pro-europian dhe qëndruan stoik.

Lajmet e rrema të shpërndara nga Aleatët e Levicës, Taravari dhe Sela, Kasami dhe Hoxha, dështuan tërësisht.

Ata nuk e kanë mandatin nga populli dhe duhet të kërkojnë falje për gjithë stresin që i kanë shkaktuar qytetarëve dje.

Bashkimi Demokratik për Integrim, siguron qytetarët se do të qëndrojë fuqishëm në kursin euroatlantik dhe do të vazhdojë të punojë në drejtim të integrimit të vendit në Bashkimin Europian duke mbrojtur me çdo kusht fatin e qytetarëve e duke punuar për një jetë më të mirë për të gjithë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here