22.8 C
Skopje

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Bilall Kasami si Menduh Thaçi, përjashton bashkëpartiakët e tij

Pas ngjarjes së fundit e cila ndodhi në Kuvend, ku Kastriot Rexhepi nuk doli PRO politikave ruse për ta rrëzuar Qeverinë, kanë reaguar nga Lëvizja Besa.

Bilall Kasami, kryetari i partisë e ka përjashtuar nga partia deputetin Rexhepi. Ky i fundit ka vepruar njëjtë siç vepronte dikur kryetari i PDSH-s, Menduh Thaçi.

Ecuria drejt BE-së është synimi i shtetit tonë dhe këtë gjë deshën ta prishin ASH-AAA-BESA-VMRO-LEVICA. Këta u rreshtuan së bashku drejt politikave anti-Amerikane, anti-BE, anti-NATO, por deputeti Rexhepi ishte ai i cili nuk ju bashkangjit kësaj marrëzie e cila e kaploi vendin tonë për një javë rresht.

Edhe njëherë Bilall Kasami tregoi se nuk i përfill politikat e mira shtetërore dhe se me çdo kusht e dëshiron shtetin të bjerë në humnerë.

Marketing