30.8 C
Skopje

Kush janë puçistët në Maqedoni?/ Zbulohen emrat që punojnë kundër interesave të shqiptarëve

Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë lidhur koalicion me parti-antishqiptare.

Një aleancë skandaloze, kjo që është kundër shqiptarëve në përgjithësi, anti-evropiane dhe anri perëndimore.

CNA.al e ka raportuar skandalin e prodhuar nga partitë shqiptare në Maqedoninë  Veriut dhe sot po risjell edhe njëherë emrat e puçistëve që u bashkuan me lëvizjet antishqiptare.

Me 5 Nëntor 2021, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, partitë shqiptare “Besa” e Bilall Kasamit, Aleanca e Ziadin Selës dhe Alternativa e Afrim Gashit janë takuar me VMRO DPMNE nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste Levica te Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro evropiane.

Duke krijuar kështu një shumicë reaksionare dhe antishqiptare.

Pra, këta janë puçistët dhe fotografitë e tyre duhet të kryqëzohen në çdo cep të rrugës së Maqedonisë së Veriut.

Është skandaloze sepse, Levica (e majta) në programin e vet e kanë mosnjohjen njohjen e Republikës së Kosovës, ç’fuqizimin e marrëveshjes së Ohrit, anulimin e gjuhës shqipe, largimin nga NATO, dhe pika te tjera programore që janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me shqiptarët, por edhe me aleatët tamerikan.

Këto zhvillime dëmtojnë jo vetëm qytetarët shqiptarë në Maqedoni dhe Kosovën, por edhe Shqipërinë , duke ditur se  Tirana dhe Shkupi po presin lajme te mira nga Këshilli i BE-së në dhjetor për çeljen e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian./CNA.al

Marketing