9.8 C
Skopje

Shpifësi më i madh: Arben Taravari

Pretendimet për rrëzimin e Qeverisë rezultuan mbrëmë të pasuksesshme për shkak të mungesës së numrit të deputetëve për votimin e mosbesimit në seancën e caktuar parlamentare.

Epilogu i mbrëmshëm demaskoi bllofin e rradhës të opozitës shqiptare dhe pavërtetësinë e deklaratave të shumta euforike për shumicë të re parlamentare dhe Qeveri të re pa BDI-në dhe LSDM-në. Mbi të gjitha u demaskuan lojërat dhe shpifjet e plasuara të nënkryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari që ishte ndër nismëtarët i bashkëpunimit me VMRO-në dhe Levicën vetëm e vetëm për të ardhur në pushtet pa legjitimitetin e popullit duke mos kursyer asnjë mekanizëm dhe duke rrezikuar perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut.

Rikujtojmë se Taravari para Kuvendit me bindje deklaronte se opozita shqiptare bashkë me VMRO-në dhe Levicën kanë mbi 61 deputetë, gjë që u përgënjeshtrua dhe rezultoi larg realitetit. Opinioni nuk do të harrojë këtë lojë që krijoi destabilizim dhe pasiguri, pikërisht në kohën kur vendi ka nevojë për qëndrueshmëri vendimesh dhe vazhdim të rrugës së integrimit në Bashkimin Europian. Për të dhe kryetarin e tij Zijadin Sela nuk paraqisnin problem nënshkrimet e deputetëve të Levicës si subjekt që promovonte propagandën antishqiptare dhe kundërshtimin e vlerave properëndimore. Dëshirën e madhe për pushtet Taravari mundohej ta demaskojë me akuza ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim pa e menduar faktin se ai po merr rolin destruktiv të dezorientimit të Maqedonisë së Veriut i ndikuar nga qëndrimet proruse të VMRO-së dhe Levicës. Po të ishte në tavolinën e bashkëpunimit edhe çështja e rikthimit të Gruevskit nuk do të ishte për tu habitur edhe komprosimi i Taravarit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Faturën e të gjitha shpifjeve dhe bashkëpunimin me VMRO-në në zgjedhjet lokale e paguan me humbje të 25 000 votave, kurse bashkëpunimi me Levicën për të ardhur në Qeveri pritet që të ketë pasoja fatale për bllokun opozitar shqiptar.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...