7.8 C
Skopje

Rexhepi thotë në ClickPlus se Hoxha u ka thënë se në listë nuk do të jenë deputetët e Të majtës

Kastriot Rexhepi ka befasuar me deklaratën e tij në emision ku thotë se sikurse publiku, edhe ai është befasuar me fotografinë ku u njoftuar se opozita tashmë ka siguruar 61 deputetë.

Duke folur për listën e nënshkrimeve, ku qëndron edhe nënshkrimi i tij për rrëzimin e Qeverisë Zaev 2, Rexhepi në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se ata kanë nënshkruar në listë, por lista nuk ka pasur titull.

Gjithashtu ka deklaruar se sekretari i përgjithshëm i partisë Lëvizja Besa, nga ku është përjashtuar tashmë Rexhepi, Arjanit Hoxha u ka thënë se në listë nuk do të jenë nënshkrimet edhe të partisë “E majta”, e cila për Rexhepin paraqet problem për shkak të bindjeve anti-shqiptare.

“Kur e nënshkruajtëm listën ne kishim informacione, ju e shihni se se prej numrit 59 deri në 61 janë 3 deputetë të Lëvizjes Besa. I pari Fadil Zendeli, Bastri Bajrami dhe mandej unë. Ne thamë: Po me Levicën? Na thanë “Levica” (E majta) nuk do të jetë sepse do të nënshkruhen edhe pjesëtarë të partive tjera.
G: Do të thotë gjithmonë po e citoni zotëri Hoxhën?
Zotëri Hoxha ishte prezent dhe na e tha”, tha Rexhepi.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi: Gjykata kushtetuese jep dritë të gjelbër për koridorin 8 dhe 10

Zëvendës kryeministri i parë dhe ministër për Sistem politk dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive Artan Grubi sot nëpërmjet rrjetit të tij në Facebook dha një...

Qeveria shkarkon Abdush Demirin nga Agjencioni për Punësim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut , në mbledhjen e vet të fundit të martën , vendosi që të shkarkojë Abdush Demirin nga...

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021 Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM...

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të...

Zejd në Click plus: Në zgjedhje lokale VMRO-së ia pa hajrin vetëm Taravari

Skender Rexhepi-Zejdi në ClickPlus në TV21 tha se ALternativa nuk ka pasur dobi nga marrëveshja për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale. “-A ia patë...