9.8 C
Skopje

Ditët e numëruara politike të Ziadin Selës?!

Për Maqedoninë e Veriut dita D mund të jetë 15 dhjetori, por për kreun e Aleancës ajo ditë tashmë ka ardhë. Shpresat se do bëhej pjesë e Qeverisë dhe do mbulonte këtë humbje të thellë u veniten po aq sa edhe një shteg tjetër për të cilin ai shpresonte një fitore në Dibër, edhe kjo nuk ndodhi kurrë. Ai nuk ka më plan B se si ti bishtërojë aktit më sublim që i ndodhë një humbësi,  jo vetëm njëherë, por shumë më tepër.

Të gjitha gjërat janë tashmë kundër Selës në momentin kur Sela ishte kundër të gjitha gjërave. Por ai u çvesh nga kjo përgjegjësi me vite duke krijuar situata të paqëna vetëm e vetëm që të mund ta shmangë këtë përgjegjësi të dorëheqjes.
Në fakt nuk është se partive që e fitojnë Selën u konvenon kjo gjë sepse ndryshe ata nuk do kishin një politikan të sigurtë që do ta mundnin në zgjedhjet e rradhës, por mbajtja peng e opozitës me cdo kusht të mbetet në kreun e partisë që vazhdimisht e quan demokratike dhe pushtetin një regjim, tashmë kanë ardhë në pikën e vlimit.

Duket se në largimin e tij nuk do të ketë lavdi sepse ai e nisi dhe e mbaroi si humbës me të vetmin arsyetim se pushteti vjedhë, pushteti bën shantazhe por kurrë nuk u ndal te përgjegjësia personale.
Kreu i ASH-së tani është në udhëkryqin më të madh të karierës së tij politike. Ai mund të qëndrojë dhe do humb sërish. Nëse largohet ai do ik me një turp politik që lejoi të ketë afër vetes në luftën e pakompromis për pushtet një parti si Levica që nuk përputhet aspak me konceptin e partisë së Selës për të cilin ai e proklamonte se është pro evropiane dhe pro perëndimore.

Sela tashmë ka mbetur i vetëm në rrugëtimin e tij politik sepse aleati tjetër në koalicion me të Alternativa po u përgjigjet telefonatave të Zaevit për të dëgjuar se me çfarë kushtesh mund të jetë në qeverinë e mundshme së shpejti. Sela nëse mbetet në kreun e partisë me këtë rezultat katastrofal, do zhytet edhe më keq në zgjedhjet e rradhës por akoma më keq do kërkojë një aleat si Besa të cilën e flaki tej kur zgjodhi Alternativën dhe e joshi të lërë pushtetin për një qeveri të re ku do ishin të gjithë së bashku me Mickovskin, Apasievin por që nuk ndodhi kurrë.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...