9.8 C
Skopje

Google do të investojë 740 milionë Dollarë në Australi

Google ka njoftuar se do të investojë 740 milionë Dollarë në Australi gjatë pesë viteve të ardhshme. Ky është investimi më i madh i gjigantit të teknologjisë amerikane në vend deri më sot.

Google thotë se paratë do të përdoren për të ndërtuar një qendër kërkimore, për të rritur kapacitetin e saj kompjuterik dhe për të financuar partneritete me organizatat lokale.

Sipas të dhënave të deritanishme, lëvizja e radhës e kompanisë do të quhet Iniciativa e së Ardhmes Dixhitale dhe pritet që të krijohen rreth 6 mijë vende të reja pune.

Shefi i Google, Sundar Pichai, gjatë prezantimit të nismës tha se Australia mund të ndihmojë në udhëheqjen e valës së ardhshme të inovacionit në botë.

Nga ana tjetër drejtuesit e vendit kanë thënë se vendimi i Google për të investuar do të ketë përfitime të mëdha dhe do të ketë një rimëkëmbje ekonomike.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...