7.8 C
Skopje

BDI: Humbësit e zgjedhjeve lokale të mbajnë përgjegjësi politike

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se i gjithë procesi i raundit të parë dhe raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në vend u zhvillua sipas të gjitha standardeve demokratike dhe qytetarët në mënyrë të lirë shprehën vullnetin e tyre për ofertat programore të subjekteve politike në garë.

Edhe në Dibër ku më 14 Nëntor u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, i gjithë procesi kaloi në atmosferë të qetë dhe demokratike, ku qytetarët dhanë verdiktin e tyre për fitoren e kandidatit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Hekuran Duka.

Humbësit e zgjedhjeve në vend që të përpiqen të gjejnë alibi për dështimin e tyre përmes akuzave të pa argumentuara për parregullsi zgjedhore, duhet ta pranojnë humbjen dhe të mbajnë përgjegjësi politike para elektoratit duke dhënë dorëheqjen.

Dorëheqja në rast të dështimit do të ishte e shëndoshë edhe për demokracinë brenda partiake të tyre dhe fillimin e një kapitulli të ri për reformimin e opozitës, proces ky i nevojshëm pas dështimit të njëpasnjëshëm në të gjitha ciklet zgjedhore deri më tani.

Bashkimi Demokratik për Integrim bën thirrje që të gjitha konstatimet për parregullsi të dorëzohen deri te organet kompetente për hetim të mëtutjeshëm.

Bashkimi Demokratik për Integrim është fituese e këtyre zgjedhjeve dhe agjenda e saj e blertë si oferta më e mirë programore për jetë më cilësore mori besimin e qytetarëve në pjesën më të madhe të komunave, gjithsej në 11 komuna të vendit.

Marketing

TË FUNDIT

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas...

Në MSP hapet ekspozita për 100 vjetorin e Hasan Prishtinës

Sot në MSP u hap ekspozita e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina. “Në...

Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën...

Bekteshi: Rriten kapacitetet e prodhimit vendor të rrymës (Foto)

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi vazhdon angazhimin e tij maksimal për ta tejkaluar sa më shpejtë krizën energjetike që ka kapluar të gjithë rajonin! Bekteshi...

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav...