5.8 C
Skopje

Autobusi i aksidentuar është i kompanisë “Besa Trans”, po kthehej nga ekskursioni në Turqi

Autobusi i cili herët në mëngjes morri flakë në Bullgari, ku si pasojë humbën jetën së paku 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut është i agjencisë “Besa Trans”, që organizon turne turistike dhe për shoping në Stamboll, përcjell TV21.Sipas informatave të para, në autobus gjendeshin persona të rinj të cilët ishin duke u kthyer nga ekskursioni në Turqi.Paraprakisht, edhe kryeministri Zoran Zaev deklaroi se bëhet fjalë për një tragjedi të tmerrshme në të cilën kishte 12 fëmijë, të gjithë më të rinj se 18 vjeç, ndërsa edhe të tjerët ishin të moshës rreth 20-30 vjeçe.“Jam në kontakt me kryeministrin Stefan Janev i cili tashmë i vizitoi njerëzit. Kam pasur rastin të bisedoj me njërin nga të mbijetuarit. Ai sqaroi se ishin në gjumë kur u dëgjua një shpërthim i fuqishëm. Kanë arritur ta thyejnë njërën dritare dhe të shpëtojnë disa njerëz. Për fat të keq, të tjerët nuk arritën. Bëhet fjalë për një tragjedi të tmerrshme sepse shumica ishin fëmijë – 12 janë më të vegjël se 18 vjeç, ndërsa edhe të tjerët janë të rinj rreth 20-30 vjeç. Pjesa më e madhe janë qytetarë tanë, por ka edhe nga Serbia”, deklaroi Zaev i cili së bashku me ministrat e Shëndetësisë dhe të Punëve të Jashtme janë para Sofjes ku do t’i vizitojnë të mbijetuarit në fatkeqësinë.TV21.

Marketing

TË FUNDIT

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...

Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi,...

Ahmeti – Kyuchyuk: Datë për negociata sa më shpejtë, gati për kompromis

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti sot ka pritur në takim eurodeputetin bullgar, Ilhan Kyuchyuk. Eurodeputeti Kyuchyuk i ka shprehur ngushëllime kryetarit...

Kryeparlamentari malazez viziton Shkupin

Kryeparlamentari malazez në Shkup. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot do të jetë nikoqir i kolegut malazez Aleksa Beçiq. Xhaferi dhe Beçiq do të realizojnë takim...