2.8 C
Skopje

Osmani në Bullgari për aksidentin: Tani duhet të përqendrohemi në tre momente

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sapo ka arritur në Bullgari.

Do të vizitojë të lënduarit në aksidentin tragjik ku vdiqën 45 persona dhe u lënduan 7 të tjerë dje në Bullgari, pasi autobusi “Besa trans” nga Shkupi mori flakë gjatë kthimit nga Turqia.

I pyetur se a do të ketë përgjegjësi dhe për lëshimet e evidentuara në licencimin e autobusit të kompanisë, Osmani tha se tani për tani duhet të përqendrohemi në tre momente.

“Është koha që tani të përqendrohemi te të lënduarit, te identifikimi viktimave dhe në realizimin e hetimit. Sapo të përfundojë hetimi, do të ketë kohë për të gjitha çështjet”, tha Osmani para spitalit, transmeton TV21.

Ndërkaq sa i takon informacionit që u kumtua dje nga autoritetet e vendit, se autobusi që ka transportuar udhëtarët nuk ka pasur licencë, Osmani tha se kjo çështje nuk është në kuadër të fushëveprimit të tij, por shtoi se “sërish janë konstatuar anomali dhe hetimi duhet të vazhdojë”.

Marketing

TË FUNDIT

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të...

Besimi: Sistemi tatimor më efikas dhe më i drejtë për rritje të qëndrueshme dhe të përshpejtuar

Ministria e Financave së bashku me Drejtorinë e të Ardhurave Publike vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e një sistemi tatimor më efikas dhe më...

S’kanë të ndalur ofendimet e Aleancës ndaj Alternativës

Deri pak kohë më parë në koalicion në frontin e përbashkët opozitarë ndërsa tani situata ka ndryshuar mes dy partive shqiptare Alternativës dhe Aleancës...

Grubi – Geer: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e BE-së në...

Grubi – Kyuchyuk: Falenderim ndaj Bullgarisë për profesionalizmin dhe menaxhimin e situatës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk, ministri i Ekonomisë,...