Kastriot Rexhepi në konferencë rajonale për Ballkanin Perëndimor

0
308

Deputeti nga Lëvizja Besa Kastriot Rexhepi sot mori pjesë në një konferencë rajonale ku të ftuar ishin Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Beçiq, nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Serbisë, Tvrdishiq, si dhe përfaqësuesin e Kuvendit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Prodanoviq.
Deputeti me disa fjali tergoi rolin e konferencës dhe me disa foto të pjesmarrëve të Ballkanit perëndimor, më poshtë ua sjellim dhe statusin e tij që e shpërndau në rrjetin etij social në Facebook:

“ SOT PJESMARËS NË KONFERENCËN RAJONALE ME TEMËN “PËRMIRËSIMI I DIALOGUT NDËRMJET PARLAMENTEVE DHE GAZETARËVE NGA BALLKANI PERËNDIMOR”, NË ORGANIZIM TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS TË MAQEDONISË SË VERIUT DHE SHOQATËS SË GAZETARËVE TË MAQEDONISË (SHGM)
Kënaqësi e veçantë të debatosh me Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, z.Beçiq, nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Serbisë, z. Tvrdishiq, si dhe përfaqësuesin e Kuvendit të Bosnjë dhe Hercegovinës, z.Prodanoviq.
Falenderim edhe për kryetarin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, z. Çadikovski dhe kolegëve të tij nga vëndi dhe rajoni.
Në margjinat e konferencës bashkëbisedova me deputetin në Kuvendin e Malit të Zi, z. Genc Nimanbegu i cili ka ushtruar detyrën e nënkryetarit gjatë përbërjes së kaluar. Vëllazërisht shkëmbyem mendime për veprimtarinë politike të shqiptarëve në të dy vendet dhe rëndësisë së urrave të komunikimit mes nesh.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here