1.8 C
Skopje

Bekteshi:RMV bën tranzicionin e parë energjetik si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi prezantoi aktivitetet e ndërmarra në fushën e energjetikës në Maqedoninë e Veriut në Mbledhjen e 19-të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit Energjetik, që u mbajt në Beograd, Serbi si shtet kryesues i Komunitetit Energjetik në vitin 2021.
Në takimin e Komunitetit Energjetiksë bashku me ministrin Bekteshi mori pjesë edhe zëvendësministrja e mjedisit jetësor Hristina Oxhaklieska.
Takimi u kryesua nga zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Serbisë dhe Ministrja e minierave dhe energjetikës Zorana Mihajlloviç.
Në takim u theksua progresi i Maqedonisë së Veriut në sektorin energjetik, para së gjithash në zbatimin e legjislacionit të Komunitetit Energjetik, përkatësisht në harmonizimin e rregulloreve kombëtare me legjislacionin evropian.


Ministri Bekteshi informoi në takim se Qeveria është duke punuar në mënyrë aktive për tranzicionin energjetik në energji të gjelbër, gjegjësisht shfrytëzimin e diellit, erës dhe ujit për të ndryshuar gradualisht prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme.
Ministri theksoi se energjetika është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik kurse prioritetet e Qeverisë janë sigurimi i furnizimit të sigurt me energji, rritja ekonomike dhe lëvizja drejt ekonomisë së gjelbër.
Ai prezantoi rezultatet e suksesshme, veçanërisht në pjesën e zbatimit praktik të ankandeve të para për dhënien e tarifave premium për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike, proces që u mirëprit nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.
Ministri informoi se 60 megavat të termocentraleve fotovoltaike tashmë janë në ndërtim e sipër me tarifa premium, dhe 100 megavat në Osllomej përmes partneritetit publiko-privat që do të zëvendësojë TEC “Osllomej”.
Termocentrali i parë fotovoltaik i “ESM” në Osllomej prej 10 megavatësh është gati, pra bëhet fjalë për 170 megavat termocentrale diellore ose 10 herë më shumë se 17 megavat të ndërtuara në 11 vitet e mëparshme.
Me ndërtimin e dy termocentraleve 50 megavat në Osllomej për investitorë privatë, si dhe dy investimeve vetanake të ESM 10 megavatësh, po bëjmë tranzicionin e parë energjetik të një termocentrali me qymyr me një termocentral fotovoltaik, i cili është një shembull për vendet e tjera të rajonit në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore.
“Kemi miratuar Ligjin për Investimet Strategjike, sipas të cilit disa investitorë seriozë do të zbatojnë tashmë projekte të mëdha për investime strategjike si “WPD” nga Gjermania për ndërtimin e termocentralit të erës 415 megavat me erë, EFT Group “për ndërtimin e 80 megavat termocentrali fotovoltaik, Aquo Energy (Akuo Energy) nga Franca për ndërtimin e parkut diellor më të madh 350-400 MW në vend. Për ne ky është një tregues që i kemi realizuar mirë reformat, kemi miratuar legjislacionin e nevojshëm dhe kemi krijuar kushte për investime, ky është thelbi i ekzistencës së qeverive dhe administratës, për të krijuar kushte të drejta për të gjithë “ tha ministri Bekteshi në mbledhjen e Komunitetit Energjetik.
Zbatimi i burimeve të rinovueshme të energjisë dhe efikasiteti energjetik janë pjesë e zbatimit të Marrëveshjes së Gjelbër të Bashkimit Evropian e cila ka një synim të qartë – një Evropë neutrale klimatike dhe më rezistente deri në vitin 2050.
Vendi ynë mbështet gjithashtu Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për një ekonomi të qëndrueshme duke i kthyer sfidat klimatike dhe mjedisore në mundësi dhe duke e bërë tranzicionin të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.
Në takim u diskutuan disa tema nga fusha e energjetikës, të cilat mbulohen nga Traktati për themelimin e Komunitetit Energjetik, duke përfshirë statusin e zbatimit të Marrëveshjes në fushat e energjisë elektrike, gazit natyror, burimeve të rinovueshme të energjisë, klimës, efikasitetit energjetik, mjedisit.
Në fund, me votën e të gjitha vendeve, Artur Lokovski u emërua drejtori i ri në Sekretariatin e Komunitetit Energjetik.
Pas takimit ministror, ministri Bekteshi realizoi një takim bilateral me zëvendëskryeministren e Serbisë dhe ministren e Minierave dhe Energjisë Zorana Mihajlloviç.
Në takim u shpreh mbështetja e dy vendeve për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e energjietikës përmes projekteve të lidhjes rajonale. Ministri Bekteshi theksoi se rritja e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është vendimtare për rritjen e ekonomive të dy vendeve.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...