22.8 C
Skopje

Escobar kërkon që RMV të nis bisedimet e anëtarësimit

SHBA-të mbështesin fuqishëm integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar, pas takimeve që realizoi në Shkup me Presidentin Stevo Pendarovski dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, shkruan Alsat.

“Dua të shpreh edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të administratës tonë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ne po punojmë me partnerët tanë evropianë në mënyrë që kjo të ndodhë sa më shpejt. Mendoj se të gjithë jemi të mendimit se Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, si në aspektin kulturor, historik, por edhe si ekonomi në rritje. Ju, duhet ta kemi vendin tuaj në tavolinë. Në këtë kuadër ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja në procesin integrues, në vazhdimin e reformave, që integrimi të bëhet realitet”, tha ZëvendësndihmësSekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar.

Diplomati amerikan gjithashtu theksoi rëndësinë dhe ndihmën që mund të japë Maqedonia e Veriut në përballje me sfidat që mund të ketë jo vetëm Ballkani, por edhe Evropa si të tërësi.

“Ne folëm edhe për lidershipin e Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe në NATO, që të na ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve që e sfidojnë aleancën edhe në Ballkan, por edhe në Evropën si tërësi, dhe po kërkojmë mënyra se si ta thellojmë këtë bashkëpunim, që tashmë është mbresëlënës”, u shpreh ai.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani deklaroi se SHBA-ja është partnere strategjike e Maqedonisë së Veriut, aleate e afërt në NATO dhe mbështetëse e fuqishme që prej se Maqedonia e Veriut ka shpallur pavarësinë.

Duke folur për pritjet e vendit për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian në dhjetor, Osmani tha se më 14 dhjetor do të mbahet Samiti i BE-së, por, sipas tij, nuk do të thotë se dhjetor është shansi i fundit në dhjetor që Shkupi të nisë bisedimet.

“Edhe pas 14 dhjetorit, në cilën do qoftë ditë, deri në fund të vitit, Sllovenia si kryesuese me BE-në, mund të thërrasë mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të Evropës, nëse merr informata nga Bullgaria se janë të gatshme të pranojnë kornizën negociuese me Maqedoninë e Veriut. Pra, i gjithë muaji dhjetor është mundësi për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Por, kjo mund të ndodhë edhe më vonë”, theksoi Bujar Osmani, Ministër i Punëve të Jashtme.

Paraprakisht, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Gabriel Escobar është pritur nga presidenti, Stevo Pendarovski. “Pendarovski rikonfirmoi pritjet për fillimin e shpejtë të negociatave për anëtarësim me BE-në, duke theksuar se zhbllokimi i procesit integrues do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit”, thuhet në një njoftim të kabinetit të presidentit Pendarovski.

Marketing