1.8 C
Skopje

Grubi – Toman: Negociatat me BE të nisin në fillim të vitit 2022

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, priti në takim ambasadorin e Republikës Çeke, z. Miroslav Toman.

Zëvendëskryeministri Grubi theksoi se mbështetja e Çekisë dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian është shumë e rëndësishme për aspiratat europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Grubi kërkoi mbështetjen e drejtpërdrejt të Çekisë në Dhjetor për përcaktimin e datës për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Bashkimin Europian që shënon fillimin e negociatave në muajt e parë të vitit 2022.

Grubi theksoi se vendi ynë duhet të shfrytëzojë përvojat e vendeve anëtare të BE-së për të zbatuar reformat për anëtarësim në BE dhe për të krijuar standarde më të mira për qytetarët.

Në takim u diskutua se Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet më të mëdha në të cilin Republika Çeke po fokusohet në perspektivat europiane dhe se do të vazhdojë të veprojë në atë drejtim.

Grubi dhe Toman vlerësuan se potenciali për vazhdimin e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve është i madh.

Video material – https://youtu.be/7zq2o8nnG3Y

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...