Grubi: Veprimtaria e Hasan Prishtinës ka lënë gjurmë të pashlyeshme

0
362

Shkup, 6 Dhjetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka marrë pjesë në ekspozitën e realizuar në bashkëpunim me Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve, kushtuar kolosit tonë Hasan Prishtina.

“Më lejoni që fillimisht të përshëndes dhe përgëzoj të gjithë ata të cilët kanë punuar në realizimin e kësaj ekspozite me mjaft vlera kushtuar kolosit Hasan Prishtina. Sot, ne shqiptarët kemi kënaqësinë të kujtojmë atë, si një nga kolosët e politikës shqiptare. U vra pabesisht por nuk u harrua asnjëherë. Përmes kësaj ekspozite ne përkujtojmë veprat e tij për të cilat jemi më se krenar dhe mundohemi që me të gjitha mundësitë të mos harojmë historinë e pastër shqipe ta trashëgojmë tek gjeneratat e reja. Vetë fakti që kjo ekspozitë mbahet në tre qendrat më të mëdha shqiptare Tiranë-Shkup-Prishtinë, tregon qartë gjurmën e pashlyeshme që Hasan Prshtina ka lënë me veprimtarinë e tij. Ideologu i Lëvizjes Kombëtare që rezultoi me pavarësinë e Shqipërisë dha kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kombit shqiptar në periudhën më të rëndësishme historike”, tha Zëvendëskryeministri i parë, Grubi.

Sipas tij, Hasan Prishtina si një strateg, atdhetar dhe diplomat ka mbështetur financiarisht shkollimin e fëmijëve në shkollat shqipe dhe sot gjithë janë krenar që shtatorja e tij qëndron në mes të Shkupit.

“Hasan Prishtina si strateg ishte në krye të kryengritjeve të viteve 1908-1912. Si atdhetar dhe diplomat nuk u pajtua me copëtimin e tokave shqiptare dhe ngriti zërin në Konferencën e Parisit dhe në Lidhjen e Kombeve. Mbështeti financiarisht shkollimin e fëmijëve në shkollat shqipe kurse për organizimin e kryengritjeve shkriu një pjesë të madhe të pasurisë. Sot, ne jemi më se krenar që në mes të Shkupit historik e kemi shtatoren e tij, bulevardi i cili na lidh me Kosovën mban emrin e tij, shumë institucione arsimore mbajnë dhe lartësojnë emrin e kolosit të madh shqiptar, Hasan Prishtina. Vazhdojmë edhe më tutje ta lartësojmë emrin e tij dhe ti kultivojmë veprat e tij gjeneratë pas gjenerate”, u shpreh mes tjerave Grubi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here