22.8 C
Skopje

Ndërpritet transporti publik në Tetovë

Autobusët e ndërmarrjes publike Tetova-Transport nuk do të qarkullojnë në rrugët e Tetovës, pasi që kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka vendosur që të ndërpresë Transportin Publik në Tetovë për një afat të pacaktuar. Kjo është bërë publike përmes një njoftimi të lëshuar nga ana e shërbimit për informim të Komunës së Tetovës gjatë ditës së sotme.

“Njoftohen qytetarët dhe opinioni i gjerë së për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të punësuarve, shkaku se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, ndërpritet përkohësisht transporti publik”, njofton shërbimi për informim i Komunës së Tetovës.

Një vendim i këtillë do të zgjasë derisa të bëhet skenimi I tërësishëm I situatës dhe pastaj do të rifillojë së funksionuari. “Duke pasur parasysh që të mos dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve për shpenzimet e pakontrolluara. Kjo gjendje do të zgjatë deri sa të përfundojë skenimi final i gjendje së krijuar në këtë ndërmarrje nga strukturat e mëparshme udhëheqëse. Po ashtu, duam të ju njoftojmë se ushtrues detyre I kësaj ndërmarrje do të jetë Rafiz Medija”, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës.

Marketing