22.8 C
Skopje

Bekteshi: Lëshohet zyrtarisht në përdorim sistemi i ri i ndriçimit në Kodrën e Diellit

Tetovë, 08.12.2021

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi së bashku me ministrin e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Naser Nuredini dhe me drejtorin e SHA ELEM TOURS, Adem Avziu gjatë ditës së sotme vizituan qendrën e skijimit “Kodra e Diellit” ku inspektuan aktivitetet e realizuara për modernizimin e qendrës e kësaj qendre.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se qendra turistike me punimet që po bëhen në vazhdimësi ngadalë po rreshtohen me qendrat turistike rajone dhe evropiane duke ofruar sa më shumë shërbime për turistët.

“Falënderoj menaxhmentin e zotëri Avziut për punën e palodhshme të cilën e kanë bërë me qëllim që të rrisin ofertën dhe të përmirësojnë shërbimet në kuadër të Kodrës së Diellit që të bëjnë qendrën turistike më atraktive për turistët vendor dhe të huaj marrë parasysh që një nga përcaktimet kryesore të Ministrisë së Ekonomisë dhe Qeverisë është që pikërisht ajo ofertë e përmirësuar në qendrat turistike në vendin tonë të sjelli sa më shumë turistë, të rris qarkullimin në vende të caktuara dhe në këtë mënyrë edhe direkt edhe indirekt të ndikoj në zhvillimin ekonomik lokal jo vetëm në Tetovë por në të gjithë rajonin. Si Ministri e Ekonomisë dhe si Qeveri çdoherë ELEM TOURS menaxhment i cili me përkushtim realizon punimet qofshin infrastrukturore apo në përmirësimin e shërbimeve për vizitorët çdoherë do ta kenë mbështetjen tonë dhe në atë mënyrë do krijojmë një qendër do figuroj me qendrat rajonale dhe evropiane në të ardhmen.

Ministri Naser Nuredini përgëzoi për punën e bërë në Kodrën e Diellit deri më tani dhe theksoi se është një hap i rëndësishëm si për qytetarët ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të shtetit.

“Sot së pari herë shpallëm hapjen e Kodrën së Diellit si park kombëtar në Malin Sharr. Ky është një shembull se si ne mundemi të krijojmë aktivitete ekonomike dhe u mundësojnë qytetarëve tanë të vijnë të relaksohen dhe të bëjnë aktivitete të ndryshme.”

Drejtori i SHA ELEM TOURS Adem Avziu tha se gjeti shumë mungesa kur erdhi në krye të punës por se tashmë po bëhen përgatitjes e duhura për këtë qendër skijimi për të realizuar sezone dimërore të suksesshme.

” Bashkarisht ne siç jemi këtu do i vizitojmë të gjitha pikat dhe të gjitha punët që i kemi realizuar në këtë qendër skijimi me të vetmin qëllim që të përmirësojmë kushtet, të rregullojmë infrastrukturën e skijimit dhe që ta zhvillojmë turizmin. Tani do keni mundësi të shihni edhe reflektorët të cilët janë rregulluar dhe tashmë janë në gjendje gatishmërie për shtigjet e skijimit për skijim nate. Kemi mbi 2 kilometra shteg skijimi për skijim nate. Përveç kësaj ne kemi investuar edhe në dy mini bar restorante të modernizuara. Risi për këtë vit është se për herë të parë në qendrën turistike Kodra e Diellit kemi tualete publike. ”

Pas inspektimeve të punimeve, gjatë ditës ministri Bekteshi do të vërë në funksion sistemin e ri të ndriçimit në qendrën e skijimit.

Marketing