30.8 C
Skopje

Kryediplomati Osmani pret në takim Lazim Destanin: Prioritet bashkëpunimi

Presidenti i nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z. Lazim Destani ka zhvilluar një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut z. Bujar Osmani.

“Në fokus të takimit temat që kanë të bëjnë me diasporën, me çka u pajtuam se ka një potencial për të cilin do të punojmë në projekte dhe iniciativa të përbashkëta”, shkruan në profilin e tij facebook ministri Osmani.

Sipërmarrësi Lazim Destani është gjithashtu pjesë e Këshillit strategjik të politikës së jashtme, që prej formimit të tij në muajin maj 2021. Një organizmë këshillëdhënës dhe profesional në kuadër të projektit strategjik në MPJ-së së Maqedonisë së Veriut – “Reflektime 2030”.

“Qëllimi final i këtij projekti është përpunimi i një strategjie gjithëpërfshirëse i cili do të ofrojë një botëkuptim ndryshe, përmbledhje nga aspekte të ndryshme, një lloj refleksioni thjerrëzash të ndryshme, të bazuar në inkluzivitet dhe participim të të gjithë aktorëve shoqërorë relevantë. U kujdesa të kemi një përfaqësim të gjerë shoqëror intelektual dhe profesional. Nuk ngurrova të ftojë edhe individë që kanë qëndrim politik të fortë dhe publik, por që në të njëjtën kohë janë të liruar nga trysnia e politikës ditore” –  ka sqaruar më herët në lidhje me projektin Ministri i Punëve të Jashtme Osmani.

I pranishëm në këtë takim ishte gjithashtu edhe rektori i Universitetit të Europës Juglindore Abdulmenaf Bexheti.

Marketing