1.8 C
Skopje

Ademi: Alternativa është pro NATO-s dhe BE-së

Koordinatori i Grupit Parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arber Ademi, në emisionin Rruga Drejt, ka folur në lidhje me bashkëpunimin që do ta kenë me Alternativën, e cila gjithmonë ka qenë kundër një bashkëpunimi me partinë e Ademit.

Ai ka thënë se për ta asgjë nuk është e re, sepse BDI, sipas Ademit çdoherë ka bërë thirrje drejtuar forcave progresive në vend të përfaqësuara në kuvend, që të japin kontribut dhe të ndajnë përgjegjësi me shumicën parlamentare.

“Alternativa në qeveri tash do të jetë, por nuk është asgjë e re, edhe në mandatin e kaluar ka qenë në qeveri, dy vite bashkë kemi qeverisur. Sigurisht ndodhë që gjatë fushatave zgjedhore partitë e caktuara politike të kenë një zhagron të ashpër ndaj BDI-së, dhe mendoj se kjo i përket fushatës zgjedhore, i përket partive politike sepse ne jemi të interesuar maksimalisht që të ndajme përgjegjësi me të gjitha forcat progresive të përfaqësuara në kuvend, vetëm e vetëm që të realizojmë atë që është interes i qytetarëve”, u shpreh Ademi.

“Me Alternativën nuk kemi botëkuptime të ndryshme sa i përket këtyre përcaktimeve madhore strategjikë, pra Alternativa mbështet anëtarësimin e vendit në NATO, ku tashmë jemi anëtar i saj, është maksimalisht e përkushtuar që të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian, nuk kam dëgjuar dicka kundër rreth marrëveshjes së Ohrit e po ashtu nuk ka dëgjuar diçka kundër sa i përket politikave zhvillimore”, ka theksuar Arber Ademi në Rruga Drejt.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...