-1.2 C
Skopje

Metollari: Grubi është në një sfond të besueshëm politik në Maqedoninë e Veriut

Është një motiv krenarie fakti që një zëvendëskryeministër në Maqedoninë e Veriut është shqiptar. Kjo ndodh për herë të parë dhe z. Artan Grubi e ka treguar veten se është një personalitet që është ngritur falë një punë shumë të vlerësuar nga të gjithë. Kështu është shprehur për PRESSonline.mk, analistja nga Tirana, Doriana Metollari duke analizuar punën e Qeverisë dhe rrugëtimin euroatlantik të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

“Grubi është në një sfond të besueshëm politik në Maqedoninë e Veriut. Tani bashkëpunimi rajonal mund të forcohet dhe të ecë shumë përpara, gjithmonë sipas një prespektive evropiane që shpresojmë të na afrohet gjithmonë e më shumë. Ai ka një rol bashkimi dhe bashkëpunimi ndërmjet shqiptarëve atje por edhe ndërmjet vendeve tona rajonale. Grubi ka sjellë një risi tek menaxhimi i mirë që po i ka bërë detyrave të mëparshme edhe atë që mban sot. Fakti që ai është aty, na tregon se është post i merituar, sidomos kur kemi të bëjmë me një kontekst multi-kulturor siç është Maqedonia e Veriut. Shqiptarët kanë nevojë të kenë mbështetje, por shumë sesa kjo, kanë nevojë për politikanë të këtij kalibri, që ti japin identitetit tonë vendin që i takon në familjen evropiane. Përfaqësi të tilla na japin një rol të rëndësishëm në botë”, deklaroi Metollari për PRESSonline.mk

Ajo thotë se fal angazhimit maksimal të BDI-së, Ali Ahmetit dhe ministrave shqiptar të udhëhequr nga Grubi, po jetësohen shumë projekte që lidhin shqiptarët ndër vete, siç është Korridori 8 dhe 10.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...