-1.2 C
Skopje

Linda, shqiptarja e njohur për estetikë dhe extensions

Është nga ato gra që nuk i marrin parasysh sfidat, mundimet dhe nuk dorëzohen. Lindita Iseni Emerllahu, për të gjithë e njohur si Linda, ja del sukseshëm në jetën private si bashkëshorte e nënë dhe atë profesionale si një nga parukieret më në zë dhe gratë më të fuqishme në biznes. Njihet për punën e shkëlqyer që bënë në fushën e parukerisë, për markën e saj të flokëve “Linda hair extensions” dhe shërbimet ekskluzive estetike që ofron në sallonin e saj “Linda coiffure et esthétique”.

-Kush është Linda, na përshkruaj vetën?

Jam 30 vjeçare, e martuar dhe nënë e tre fëmijëve. Jetoj në Gjenevë të Zvicrës dhe jam biznismene. Them se jam një grua e fuqishme që çdo gjë e kam arritur falë përkushtimit dhe angazhimit tim profesional.

-Dikur a mendoje që do të bëheshe kjo që je sot, një grua profesioniste dhe e fortë në biznes?

Që kur isha fëmij kam ëndërruar të kem biznesin tim. Kur erdha në Zvicerr isha 19 vjeçare dhe nuk dija të frëngjisht, kështu që së pari fillova ta mësoj gjuhën në një shkollë ku ishte tejet e vështirë te adaptohem në një vend të huaj, e linda fëmiun e parë, vajzën time dhe kisha frikë që në një vend të huaj nuk do të kem ndonjë të ardhme të favorshme. Por, më pas fillova shkollën për frizere dhe mështu dalë nga dalë u hapën dyert drejtë suksesit.

-Sa e veshtirë dhe sfiduese ka qenë rruga e realizimit profesional, rruga e suksesit?

Ishte shumë e veshtirë, sidomos pasi isha në një vend të huaj ku nuk e njihja asnjë njeri dhe nuk e flisja gjuhën time. Unë e kisha vajzën e vogël dhe fillova shkollën për flokë, gjë që përbënte një sfidë të dyfishta. Ndërkohë, dita ditës më forcohej dëshira oër ta realizuar ëndrrën për të pasur biznesin tim. Fatmirësisht pas një periudhë unë arrita ta përfundoj shkollën dhe të hapja sallonin tim personal që ka hapur dyert për klientet prej pesë vitesh. Dhe, ja kështu realizova ëndrrën time.

Kë e ke pasur gjjthmonë në krah të djathtë?

Padyshim përherë në krahun tim të djathtë e kisha Albanin, bashkëshortin tim, tek i cili gjeja mbështetje dhe forcë. Poashtu edhe tek familja ime që patën besim tek unë dhe më mbështetën pa u kursyer.

Të flasim pak për shkollimin tënd në fushën e parukerisë?

E dua shumë profesionin tim dhe jam eksperte e ngjyrave, këtu në Gjenevë jam shumë e kërkuar për ngjyrat bjonde, pasi kam edhe markën time të flokëve extensions që quhet “Linda hair extensions”.

Ju jeni femra me 20 diploma e çertifikata, apo?

Po, i kam 20 diploma dhe çertifikata ku tash dhe sapo e morra një tjetër çertifikatë për laser dhe sapo kemi nisur me aplikimin e laserit në sallonin tonë. Ky laser heq qimet pa djegie apo dhimbje dhe është fjala e fundit e teknologjisë.

-Cila është shkolla, trajnimi apo aftësimi më i rëndësishëm qe e keni marrë gjatë këtyre viteve?

Them se të gjjtha, pasi përpos flokëve punoj edhe me thonjë, pedikyr, manikyr, depilime, pastrim të fytyrës, mbjelljen e qerpikëve, etj. Mirëpo, më pëlqen shumë kur bëjë transformimin e flokëve.

A mund të na tregosh listen e shërbimeve që ofrohen në sallonin tuaj?

Ne sallonin tim afrohet gjithçka që ka të bëjë me flokun, si prerje, fenerime, shatire, ombre, frizura, minivall, drejtim të flokëve per 6 muaj, etj. Pastaj, pedikyr, manikyr, mbjelljen e qerpikëve, pastrim fytyre, tatuazhe të vetullave, depilim dhe siç e ceka edhe më lartë sapo kemi filluar edhe me laserin në sallonin tonë.

-Ju jeni adresa e duhur për porositjen e extensions origjinale. Cilat janë karakteristikat më të mira të këtyre flokëve?

Janë flokë origjinale dhe mund të përdorën nga 1 deri në 2 vite. Janë flokë ruse, që do të thotë me cilësi shumë të lartë.

-Një e famshme që do të doje ta ndryshojë?

Ka shumë, por Dafina është mjaftë e veçantë, andaj pse jo.

-Cila është jeta jote private?

Jam person mjaftë i thjeshtë dhe pjesën më të madhe të kohës ja dedikoj familjes, profesionit dhe aktiviteteve sportive.

-Diçka pa të cilën nuk mundesh në jetë?

Padyshim që janë familja ime, njerëzit e mi të dashur, por edhe puna e profesioni im, pasi pa të nuk mundem.

-Vendi ku gjjthmonë shkon me qejf?

Padyshim që është vendlindja ime, Kosova jonë e dashur.

Kujt i thua faleminderit?

Faleminderit i them Zotit që më ka falë shëndetin dhe një familje të mrekullueshme tek e cila mbështetem gjjthmonë.

-Për fund?

Të gjitha femrave shqiptare do t’iu thoja që sado që keni vështirësi në jetë, asnjëherë mos u dorëzoni drejtë realizimit të ëndërrave tuaja. Nuk është e lehtë, po me besim, punë dhe vullnet arrihet gjithçka.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...