Hoxha me plot ofendime dhe reagim të ulet e të paprovokuar ndaj Grubit

0
136

Zëvenëdëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21, tha se programin e BDI-së në Ministrinë e Bujqësisë nuk kanë arritur që ta zbatojnë. Grubi përmendi disa projekte.

“Në Ministrinë e Bujqësisë nuk arritëm t’i zbatojmë përcaktimet tona programore për arsye se nuk ecnin përpara projektet të cilat i kishim paraparë. Siç është Raven Reçicë uji, apo penda në Likovë, në Dibër, në Zajaz…. Kishim 6 apo 7 projekte kyçe për programin tonë të cilat nuk po gjenin realizim brenda një viti në Ministrinë e Bujqësisë”, tha Grubi në ClickPlus në TV21.

E për këtë i menjëhershëm ishte edhe reagimi i ish-ministrit të Bujqësisë, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa. Ai nëpërmjet një statusi në Facebook ka shkruar se deri në momentin e dorëheqjes së tij ka realizuar mbi 90% të buxhetit të ministrisë.

“Për punën time si ministër flet fakti se deri në momentin e dorëheqjes kam realizuar mbi 90% të buxhetit të ministrisë edhe përkundër gjithë bllokadave që ai dhe soji i tij janë munduar t’i bëjnë. Po tek e fundit për fat të mirë, aspak nuk është relevante se çka mendon personi në fjalë”, ka shkruar Arjanit Hoxha në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here