Ngrihen edhe çmimet e orizit, pastave dhe vezëve

0
134

 Qeveria ka sjellë vendim të ngrihen çmimet edhe të orizit, pastave dhe vezëve deri më 31 janar 2022, informoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria ka sjellur vendim për zgjerimin e listës së produkteve për të cilat do të vlejnë çmimet që janë aplikuar me 1 dhjetor 2021 në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Lista është zgjeruar me tre produkte të reja ushqimore bazë, oriz, vezë dhe pasta”, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Sipas ministrit, ky vendim ka për qëllim dhe synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore bazë, të cilat përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës.

“Ky vendim ka për qëllim parandalimin e ndërprerjeve të mëtejshme të tregut dhe eliminimin e pasojave të dëmshme nga çrregullimet e tregut në drejtim të furnizimit të popullatës me produkte ushqimore bazë”, thuhet në vendim dhe shtohet se përjashtohen çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021.

Ky vendim do të jetë i vlefshëm deri më 31 janar 2022.

Qeveria më 4 dhjetor solli vendim të ngrihen çmimet e bukës, sheqerit, miellit – tipi 400, vajit të lulediellit për gatim, qumështit me yndyrë prej 2,8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishit të freskët dhe prodhimeve të thata të mishit, djathit dhe gjizës, nuk do të ndryshojnë deri në fund të janarit. Ngrirja e çmimeve vlen në tregtinë me pakicë dhe shumicë.

Nga Qeveria paralajmëruan se vendimi për përcaktimin e çmimeve më të larta të prodhimeve themelore ushqimore, mund të vazhdohet edhe pas 31 janarit 2022 nëse edhe më tej e kërkon gjendja në treg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here