-1.2 C
Skopje

Besimi thotë se denari është stabil: Nuk duhet të ketë spekulime

Ministri i Financave Fatmir Besimi, sot ka deklaruar se denari është stabil dhe ka kërkuar që të mos ketë spekulime për kursin devizor denarit.

Besimi tha se Banka Popullore ka mjaftueshëm instrumente që ta mbrojë denarin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi kurs devizor fiks, kemi mjaftueshëm rezerva valutore në Bankën popullore dhe në periudhën e ardhshme kemi dhënë mjaftueshëm fakte se me çdo çmim do të mbrohet kursi valutor i denarit. Kjo është baza e modelit tonë ekonomik, i sistemit tonë monetar dhe këtu nuk ka dilema”, theksoi Besimi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës së sotme për shtyp në Qeveri.

Ai gjthashtu tha se inflacioni është në kuadër të parashikimeve dhe pritjeve të të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe se situata në nivel global do të stabilizohet në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...