Bekteshi mbështetë përfaqësimin e Kosovës në CEFTA, pa UNMIK-un

0
119

Komiteti i Përbashkët i CEFTA-s mbajti dje mbledhjen e fundit për vitin 2021, por nuk arriti të zgjidhë çështjen e përfaqësimit të Kosovës pa UNMIK-un.

Si pikë e parë e rendit të ditës u paraqit për shqyrtim letra e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës, Rozeta Hajdari, drejtuar kryesuesit të radhës së CEFTA-s, Kreshnik Bekteshit, Ministër i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut. Letra, e dërguar më 24 shtator 2021, kërkon që Republika e Kosovës të përfaqësojë veten në CEFTA pa përfshirjen e UNMIK-ut.

Shqyrtimi i letrës u kundërshtua nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Malit të Zi, të cilët pretenduan se nuk kanë dhënë pëlqimin që letra të futet në rend të ditës, ndërsa Ministri Bekteshi si kryesues i mbledhjes, nuk lejoi që ndërhyrjet e ashpra dhe të vazhdueshme të palës serbe t’ia pamundësojnë Ministres Hajdari që të arsyetojë pjesëmarrjen e Kosovës si palë e barabartë, pa UNMIK-un.

Ministri Bekteshi vazhdon të mbështetë përfaqësimin dhe trajtimin e barbaratë me vendet e tjera të Republikës së Kosovës në të gjitha Konferencat apo organizimet e ndryshme ndërkombëtare!

Gjithashtu, Bekteshi ka shprehur gatishmërinë që ta ndihmojë shtetin e Kosovës edhe në sfidën me krizën energjetike!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here