1.8 C
Skopje

Ahmeti për Vecernji: Maqedonia e Veriut nuk duhet të lejojë të lundrojë në ujëra të pasigurtë

 

Duke folur më tej për pozitën e shqiptarëve në RMV dhe grupeve tjera etnike se kush vendos për të qenë në pushtet, Ahmeti në intervistën e tij për të përditshmen kroate Vecernji thekson se qytetarët vendosin se kush do jetë në pushtet.

Edhe pse ka shumë grupe etnike, maqedonase dhe shqiptare, cili është zëri i shqiptarëve që vendosin se kush do jetë në pushtet?

Qytetarët vendosin për ne. Nga viti 2002 e deri më sot kam respektuar zërin e qytetarëve të cilët në shumicë dërrmuese vendosin t’i japin mbështetjen e tyre BDI-së. Ne përpiqemi t’u shërbejmë qytetarëve në mënyrë të ndershme dhe transparente dhe ata e vlerësojnë këtë. Ajo që premtojmë dhe përmbushim dhe tregojmë është se ne në BDI jemi faktor përcaktues për shumicën në vendin tonë, e bëjmë me përgjegjësi, konstruktivitet dhe me dinjitet në interes të të gjithë qytetarëve tanë. Sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, me një pjesë të plotë të përmbushjes normative të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, me dritë jeshile për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe roli i BDI-së në këto procese është i madh, ka thënë më tej Ahmeti.

I pyetur më tej se nuk mjaftoi që Zaev të jap dorëheqje, VMRO-DPMNE po bllokon punën në parlament, por është shumë e vështirë të ndalosh njerëzit që janë munduar të mbështesin shqiptarët etnikë për të ngritur mbështetjen e tyre për Zaevin si kryeministër?

Çdo deputet merr vendime që duhet të justifikojnë pritshmëritë e zgjedhësve të tyre. Për mua ishte shumë e rëndësishme vazhdimi i rrugës së dialogut me fqinjët dhe zbatimi i marrëveshjeve dypalëshe për të mos bllokuar rrugën drejt Bashkimit Europian dhe bindje të ngjashme kishin edhe deputetët që nuk mbështetën një nismë regresive për rrëzimin e qeverisë. Është domethënëse që Brukseli, Uashingtoni, por edhe Sofja dhe Athina kanë një partner në Shkup që është i qëndrueshëm dhe ndan të njëjtat bindje. Maqedonia e Veriut nuk duhet të lejojë të lundrojë në ujëra të zeza dhe pasiguri, ka shtuar më tej Ahmeti.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...