1.8 C
Skopje

Ahmeti për Vecernji: Maqedonia e Veriut nuk humb asgjë nëse një shqiptar drejton Qeverinë

 

Partitë tjera shqiptare kanë kritikuar koalicionin tuaj me Zaevin dhe LSDM, pse?

Kjo është puna e opozitës. Është e shëndetshme për demokracinë të kritikojë, por gjithashtu nuk ka efekt nëse kritikohet pa bazë. Këtë e shohin qytetarët dhe rezultatet thonë se kush ka të drejtë dhe kujt i besojnë. Humbjet elektorale për ata që kritikojnë, dy ciklet e kaluara zgjedhore, treguan se nuk kishin të drejtë. Programi i vetëm i tyre është rrëzimi i BDI-së dhe për këtë arsye humbasin sepse qytetarët duan qasje konstruktive, garë idesh dhe projektesh, e jo destruktivitet dhe kritika të pabaza, ka thënë Agmeti.

I pyetur se pse thirrjet etnike shqiptare për bashkim janë edhe më të zakonshme?, ai shton:

Vazhdimisht i bëj thirrje partive shqiptare që të bashkohen sepse kështu do të jenë më domethënëse, më të forta dhe do të mund të konkurrojnë me BDI-në. Nuk ka nevojë për më shumë se dy parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa koalicionet që bazohen pa program dhe themelohen vetëm me motivin për të rrëzuar BDI-në, nuk janë të qëndrueshme dhe nuk kanë mbështetje, ka vlerësuar Ahmeti.

Ju dhe kryeministri Zoran Zaev pajtoheni me marrëveshjen e koalicionit që ju keni potencial dhe ju keni marrë iniciativën dhe në fund të mandatit qeveria të drejtohet nga një shqiptar?

Zaev do të jetë kryeministër edhe disa javë, pas së cilës presidenti i ri i LSDM-së, z. Dimitar Kovaçevski, por marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së mbetet e njëjtë. Ndër të tjera, Marrëveshja për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020 parasheh që 100 ditët e fundit të mandatit, postin e kryeministrit ta kryejë një shqiptar. Është gjithashtu e vërtetë që ai duhet të jetë dhe do të jetë nga radhët e partisë sonë, Bashkimit Demokratik për Integrim. Dhe do të jetë thyerja e tabusë për të parën herë që Maqedonia e Veriut nuk ka humbur asgjë nga një shqiptar në krye të Kuvendit, as zëvendëskryeministri i parë, as ministri i brendshëm, i mbrojtjes, i punëve të jashtme, as kryetari i Kushtetuteses dhe Supremes etj., përkundrazi, fitoi shumë më tepër, fitoi kohezion, stabilitet, besim. Sa më besnik të jetë shteti ndaj komuniteteve dhe qytetarëve, aq më besnik janë ata ndaj shtetit, ka theksuar Ahmeti.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...