1.8 C
Skopje

Ahmeti për Vecernji: Pres që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet me njohje reciproke dhe pranim të realitetit

Duke folur më tej për raportet me vendet fqinje, kryetari i BDI-së Ahmeti për të përditshmen kroate Vecernji ka thënë se marrëdhëniet me vendet fqinje janë konstruktive.

 

 

I pyetur se si i vlerëson raportet me Kosovën, Malin e Zi, Serbinë…? Ahmeti ka thënë se synimi i rajonit është BE dhe NATO.

 

 

Marrëdhëniet tona me fqinjët janë konstruktive, duke përfshirë edhe Malin e Zi. Synimi ynë është që rajoni i Europës Juglindore, Ballkani Perëndimor, të bëhet pjesë e Bashkimit Europian dhe NATO. Dialogu, bashkëpunimi, paqja, stabiliteti, siguria dhe integrimi janë parimet mbi të cilat duhet të ndërtojmë marrëdhëniet tona. Pres që mosmarrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet me njohje reciproke dhe pranim të realitetit, ka shtuar kështu në këtë intervistë Ahmeti.

 

 

I pyetur se ishtee një nga studentët që shkon në Kosovë në vitin 1981. Vite më parë ke qenë i burgosur. Po ashtu, që nga viti 1984-86, jeni marrë me studime. Që nga viti 1988-89 keni qenë një nga studentët më me ndikim në protesta, nga viti 1989 deri në vitin 1990, një nga organizatorët kryesorë të zhvillimit të diasporës shqiptare në Europë, Ahmeti thotë se jetën ia ka kushtuar lirisë së popullit shqiptar.

 

Unë ia kam kushtuar jetën lirisë së popullit tim. Dhe për të jetuar më shumë një jetë, nuk do të ndryshoja asgjë në jetën time, do të bëja përsëri të njëjtën gjë. Jam i përkushtuar për të drejtat e njeriut, për lirinë, për barazinë, për ëndrrën euroatlantike. Aktivitetin tim e kam filluar me protestat e vitit 1981 në Prishtinë, Kosovë, për të vazhduar organizimin e rezistencës shqiptare në ish-Jugosllavi, deri në Kosovën e pavarur, barazinë në Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimin në NATO. Jam krenar për rolin dhe kontributin tim modest së bashku me miqtë e mi idealistë, ka theksuar kështu Ahmeti.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...