-1.2 C
Skopje

Ministria e Drejtësisë tërheq propozimet për falje

Zv.ministri i Drejtësisë Agim Nuhiu, njofton se janë tërhequr propozimet për faljen e disa të burgosurve.

Nuhiu në një postim në Facebook, të cilin e ka shoqëruar me një fotografi të përbashkët me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq, thotë se gjithnjë do të veprojnë për drejtësi.

“E informojmë opinion e gjërë se Propozimet për falje të inicuara nga Drejtoritë e burgjeve janë tërhequr nga ana e Ministrisë së Drejtësisë! Për kauzën e drejtësisë gjithnjë do të veprojmë!”, ka shkruar Nuhiu.

Mariçiq do të kërkoj konsultime dhe verifikime shtesë për listën me emrat e të burgosurve të propozuar për falje.

Përveç kësaj, sot po ashtu është anuluar edhe Mbledhja e Komisionit për falje në kuadër të presidencës. Kabineti i presidentit ka njoftuar anëtarë se mbledhja që ishte thirrur për sot në ora 14 anulohet, duke kërkuar falje për njoftimin e dërguar me vonesë.

Ndryshe, në listën e propozuar për falje, ndodheshin edhe Boban Iliq, i dënuar për vrasjen e Almirit 4-vjeçar, afaristi Sead Koçan dhe i dënuari për ngjarjet e 27 prillit, Aleksandar Vasilevski (Ninxha).

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...