-1.2 C
Skopje

Danella Arsovska “fshin” nga harta e investimeve komunat shqiptare Çair dhe Saraj

Në buxhetin e vitit 2022 Qyteti i Shkupit nuk ka parashikuar ndërtimin apo rindërtimin as edhe të një rruge në komunën e Çairit dhe atë të Sarajit, komuna këto të banuara me shumicë shqiptare, shkuan tokasot.com

Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska e zgjedhur me votat e Aleancës së Ziadin Selës dhe Alternativës së Afrim Gashit ka “fshirë” nga harta e investimeve komunat shqiptare Çair dhe Saraj si dhe atë të Shuto Orizares.

Qyteti i Shkupit për vitin 2022 ka paraparë që të rindërtoj rrugën “Teodosij Gologanov” dhe “Kuzman Josifovski-Pitu”, por rrugë këto të cilat ndodhen në komunën Qendër.

Gjithashtu kryetarja e Shkupit Danella Arsovska e zgjedhur me vota të VMRO-DPMNE-së, Levicës, Aleancës dhe Alternativës do të ndërtojë urën në bulevardin “Lublanska” në komunën Karposh, akset rrugore në “Momin Potok” dhe bulevardin “Nikola Karev” si dhe rrugën Ruzvetova.

Arsovska bashkë me këshillin e qytetit të përbërë nga VMRO, Levica, Aleanca dhe Alternativa kanë dhënë dritë jeshile që të investohet në modernizimin e rrugës “Luka Gerov” në komunën Gjorçe Petrov, poashtu edhe bulevardin “Boris Trajkovski” dhe rrugën “Dimo Haxhi Dimov”, “Eseninova” në komunën Kisella Vodë.

Kryetarja e qytetit të Shkupit e zgjedhur me votat e Ziadin Selës dhe Afrim Gashit gjatë vitit 2022 do të ndërtoj urën “ASNOM” dhe rrugën “Vasko Karangeleski” në komunën e Aerodromit.

Ndërkohë komuna e Çairit, ajo e Sarajit dhe Shuto Orizares gjatë vitit 2022 mbeten jetime pasi që sipas ndarjes së buxhetit nga ana e kryetares së VMRO-së, Levicës, Aleancës dhe Alternativës, Danella Arsovska nuk është planifikuar asnjë intervenim apo rindërtim i ndonjë rruge edhe përkundër faktit se buxheti me qëllim modernizimin e infrastrukturës në qytetin e Shkupit është rritur për 7 milionë euro!

Burimi: tokasot.com

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...