22.8 C
Skopje

Sfidat ekonomiko-politike që e presin Maqedoninë gjatë vitit 2022

Shtrenjtimi i rrymës dhe ngrohjes qendrore, e diela ditë jo pune, pagë e rritur minimale, kryeministër i ri dhe Qeveri e re, janë pjesë e ndryshimeve që i presin qytetarët gjatë vitit 2022.

Viti i ri tradicionalisht është periudhë kur qytetarët fokusohen në pritshmëritë e 12 muajve të ardhshëm dhe dëshirat që duan t’u plotësohen. Por, viti 2022 sjellë ndrshime të pashmangshme pa dallim nëse i duan qytetarët më 1 janar dhe të cilat do të ndikojnë në standardin e tyre jetësor, si rritja e çmimit të rrymës dhe ngrohjes qendrore, e diela ditë jo pune, pagë më e madhe minimale, por edhe për fatin e tyre do të vendosë kryeministër i ri dhe Qeveri e re, transmeton Zhurnal nga REL.

Ndryshime në plan ekonomik

Rryma nga 1 janari, sipas paralajmërimeve të kryetarit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski, do të rritet për 9,48%. Njëherit, siç informoi, do të hiqet dhe tarifa e lirë ditore, ndërsa tarifa e lirë gjatë natës dhe tarifa e lirë të dielën do të ngelet.

Ai shtoi se shtrenjtimi ka mundur të jetë shumë më i madh, por përshkak vendimit të Qeverisë të ndihmojë me masa ekonmike, rritja e çmimit është më i ulët.

Çmimi i ri i rrymës për shfrytëzuesit në tregun e rregullt do të vlejë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Të gjitha kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Që të zbutë goditjen e çmimeve nga shtrenjtimi i rrymës, Qeveria e uli TVSH-në nga 18% në 5%, por kjo do të vlejë deri më 1 korrik vitin e arhdshëm, me çka do të rritet në 10%, ndërsa në vitin 2023, TVSH-ja përsëri do të kthehet në 18%.

NGrohje qendrore më e shtrenjtë

Nga 1 janari, po shtrenjtohet edhe çmimi i ngrohjes qendorer për 14,05% për të gjithë shfrytëzuesit e Qytetit të Shkupit.

Bislimovski informoi se çmimi i gazit natyror vitin e kaluar ka lëvizuar rreth 240dollar ndërsa sivjet është rritur në 1480 dollarë.

E diela ditë jo pune

Me 62 vota “PËR” dhe asnjë kundër, deputetët e Kuvendit të RMV-së e miratuan ligjin për ndryshim të ligjit për marrdhënie pune me çka, e diela bëhet ditë jo pune.

“E diela ditë jo pune është realitet. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale e ka përmbushur premtimin që ua dha punëtorëve. Nga 1 janari, e diela do të jetë ditë jo pune për 92% e punëtorëve”, tha ministrja Jagoda Shahpaska.

Ligji parasheh ata që janë të angazhuar në lëmi të cilat përshkak procesit tekniko-teknologjik nuk guxon të ndalohet, do të marin së paku 50% mëditje më të lartë ditore për punë të dielën dhe një ditë të lirë gjatë javës që vijon. Sipas paralajmërimeve të Shahpaskës, të punësuarit në qendrat tregtare të cilët do të punojnë të dielën, do të marin mëditje dyfish më të lartë ditore. Më tej, 2% nga fitimi ditor i qendrave tregtare gjatë ditëve të diela, do të dedikohen në ndërtimin e çerdheve të reja.

Paga minimale

Ish kryetari i LSDM-së dhe kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, paralajmëroi se nga 1 janari paga minimale d të bëhet 18 mijë denarë, në përputhje me lëvizjet ekonomike dhe rritje të ekonomisë. Ai premtimin e dha në një mbledhim partiak në Koçan gjatë zgjedhjeve lokale. Kërkesa për pagë minimale është e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë që i dorëzoi dhe ndryshimet ligjore në Kuvend. Në propozim theksohet dhe paga minimale e cila nuk mund të jetë më e ulët se 60% e pagës mesatare.

Ndryshime në plan politik

Në janar shteti do të bëhet me kryeministër dhe qeveri të re, pasi presidenti Pendarovski i dorëzoi mandatin për formim të QEverisë, Dimitar Kovaçevskit.

“Qeveria e re në mënyrë të qartë do të definojë prioritetet për punë. Çdo minutë nga koha jonë në Qeveri duhet ta dedikojmë në problemet kyçe me të cilat përballen qytetarët, problemeve të cilat çdo ditë flitet dhe i rëndojnë qytetarët, e ajo është pasiguria ekonomike dhe standardi jetësor. Parlaajmëroj fokus të fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe mbështetje finansiare të familjeve”, tha Kovaçevski.

Ai paralajmëroi se përbërjen e re qeveritare do ta propopzojë më 10 apo 11 janar. Kovaçevski ka afat 20 ditë pas dorëzimit të mandatit të formojë Qeverinë e re.

Është e qartë se në qeverinë e re nuk do të jenë më Radmilla Shekerinska, Milla Carovska, Venko Filipçe, Nikolla Dimitrov. Në përputhje me marrëveshjen për koalicion qeveritar, Alternativa mer tre vende ministrore.

Kontesti me Bullgarinë

Një nga sfidat e Qeverisë së re do të jenë zgjidhja e çështjeve të hapura me Bullgarinë, me qëllim që vendi të fillojë negociatat me BE-në. Shpresat se në dhjetor vendi do të marë datë për negociata u shuan pasi Bullgaria njoftoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin e saj. Qeveria e re bullgare kur hyri në funksion, dha afat prej gjashtë muajve të gjendet zgjidhje me Maqedoninë.

Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani deklaroi se shefja e mëparshme e MPJ-së, Ekaterina Zaharieva, kishte dhënë propozim për kontestin maqedono-bullgar, që të pranohet se gjuha maqedonase del nga gjuha bullgare ndërsa populli maqedonas ka dalë nga përpjekja për lirimin e perandorisë otomane.

“Mirëpo, qasja e imponimit të historisë si kriter, marrëveshje për një të vërtetë absolute historike prej para 100 viteve, para 70 viteve, mendoj se nuk është rruga që dy shtete evropiane dhe dy shtete që janë pjesë e NATO-s duhet ta kenë si një perspektivë të vetme për bashkëpunim”, tha Osmani.

Edhe kët ëvit, vendi ynë dhe bota do të luftojnë me pandeminë nga korona virusi dhe llojet e reja që dalin çdo muaj.

Marketing