1.8 C
Skopje

Ali Ahmeti uron besimtarët e krishter për Krishtlindje

Me rastin e festës së Krishtlindjeve ortodokse, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë besimtarët.

“Kam nderin që të uroj të gjithë besimtarët ortodoks për festën e madhe të Krishtlindjes me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese.

Krishtlindja është festë e shpresës dhe e besimit në rilindje të jetës dhe në këtë frymë, duke festuar bashkë të risim besimin dhe angazhimin tek të mirat e përbashkëta të jetës për të gjithë qytetarët tanë duke u bërë gjithësecili prej nesh edhe më i mirë e më i dobishëm për shoqërinë tonë.

Uroj që festa t’ju gjejë shëndosh e mirë në gjirin tuaj familjar dhe të kaloni çaste të lumtura pranë më të afërmve tuaj.

Festat dhe synimet e përbashkëta për jetë më të mirë, më shpirtërore, më të devotshme, na afrojnë me njëri-tjetrin dhe na bëjnë më të përkushtuar në vlerat e përbashkëta”, thuhet ne telegram urimin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...