25.8 C
Skopje

Kovaçevski e dorëzon në Kuvend propozimin për Qeverinë e re, thotë se eurointegrimet do të jenë prioritet

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski, sot dorëzoi propozimin për qeverinë e re dhe programin e saj në Kuvend.

Kovaçevski tha se integrimi i vendit mbetet një nga prioritetet e larta dhe se do të intensifikohen bisedimet me palën bullgare për të arritur deri tek një zgjidhje e përbashkët, e cila do t’i hapte rrugën fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Euro integrimet mbeten prioritet të lartë për qeverinë e ardhshme. Qëllimi ynë është integrimi në Bashkimin Evropian. Edhe Ballkani i Hapur është integruar në programin qeveritar dhe ne do të vazhdojmë këtë bashkëpunim rajonal”.

“Gjithashtu në program është theksuar edhe çështja me Bullgarinë, dhe do të bëjmë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët që do të hapte rrugën që Republika e Maqedonisë së Veriut të mund të filloj bisedimet për integrim në Bashkimin Evropian”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, mbrëmë pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore, LSDM ka konfirmuar emrat të cilët do të jenë pjesë e Qeverisë së re.

Marketing