-6.2 C
Skopje

Grubi: Filloi ndërtimi i shkollës në Vizbeg për 500 nxënës

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi i shoqëruar nga ministrja e Arsimit dhe shkencës znj. Mila Carovska, deputet të zonës, kryetari i komunës së Butelit dhe këshilltar komunal kanë qëndruar në Vizbeg, për të parë nga afër fillimin e punimeve të shkollës fillore.

“Një kënaqësi e jashtëzakontë sot bashkë me ministren e Arsimit, me kryetarin e komunës së Butelit, me deputetët dhe me të gjithë banorët e Vizbegut, po vendosim gurrëthemelin e shkollës fillore një premtim i kahmotshëm dhe përfundimisht tashmë me procedurat e përfunduara edhe në ministrinë e Arsimit edhe në komunën e Butelit po e vendojmë gurrëthemelin e një shkolle e cila do kap përmasat prej 4 mijë metra katror dhe do tubon rreth 500 nxënës në 17 paralelet e veta dhe mbrenda 18 muajve do të duhet të përfundojë projekti në mënyre që nxënësit të fillojnë mësimin, kështu që uroj të gjithë banorët e Vizbegut dhe komunës së Butelit për këtë shkollë të re dhe besoj që të shihemi shumë shpejtë dhe në prerjen e shiritit të kompletimit të ndërtimit të kësaj ndërtese”, është shprehur kështu zëvendëskryeministri i parë Grubi.

Ministrja e Arsimit dhe shkencës, Mila Carvoska tha se investimi në këtë projek kap shumën prej 106,6 milionë denarë dhe se si dikaster kanë investuar në shumë objekte shkollore, programet dhe kuadrin arsimor.

“Vizbegu përfiton tërësisht shkollë të re moderne me kapacitet për 500 nxënës me çka ju përgjigjëm kërkesës shumë vjeçare të banorëve të kësaj ane. Sot me Zëvendëskryeministrin e parë Grubi vizituam vendin ku fillojn punimet e investimit në vlerë prej 106,6 milionë denarë. Gjatë periudhës së kaluar treguam se kur bëhet fjalë për sigurimin e arsimit cilësorë për secilin nxënës mund të tejkalohen të gjitha sfidat që të përshpejtohen proceset. Për një periudhë shumë të shkurtë arritëm të fillojmë ndërtimin dhe sanimin në thuajse secilën komunë duke investuar kështu në programet arsimore dhe përkrahje për kuadrin arsimor”, është shprehur kështu ministrja Carovska.

Kryetari i komunës së Butelit, Kostovski tha se së shpejti nxënësit e kësaj lagje nuk do kenë nevojë të udhëtojnë në shkolla tjera.

“Sot kemi shënuar fillimin e punëve ndërtimore të shkollës fillore në Vizbeg. Për 18 muaj mbi 500 nxënës do të kenë shkollë të re filore. Si komunë maksimalisht jemi fokusuar që aktivitetet ndërtimore të realizohen si duhet me qëllim që shkolla të përfundojë në afatin e paraparë. Nxënësit tashmë nuk do udhëtojnë në shkolla tjera për të ndjekur procesin mësimor”, është shprehur kështu kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski.

Procedurat për ndërtimin e shkollës janë kryer para zgjedhjeve lokale nga ministria e Arsimit dhe shkencës, ministria e Transportit dhe lidhjeve dhe komuna e Butelit nën kordinim të Zëvendëskryeministrit të parë.

Video material: https://youtu.be/STqv6yAwXEE

Marketing

TË FUNDIT

Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në...

Një fabul si Mahalla, Nikko e sjellë në një mini film

“Mahalla”, kështu titullohet projekti më i ri nga Nikko, një emër mjaft atraktiv për skenën muzikore shqiptare dhe shumë premtues për të sjellë projekte...

Grubi i përgjigjet Mickoskit: Koha për zgjidhje jo për zgjedhje

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi, ka porositur shefin e opozitës maqedonase, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan...

Grubi – Abdrakhmanov: Maqedonia e Veriut shembull i respektimit të komuniteteve

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot ka pritur në takim komisionarin e Lartë të...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të takohet me kryeministrin bullgar Petkov

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot do të takojë kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kirill Petkov i cili gjatë ditës së...