Përurohet rruga Krushopek- Qendra rekreative Saraj, zëvendësministri Rexhepi: Edhe një projekt i kryer me sukses

0
199

Edhe një projekt i kryer me sukes, ku edhe njehrit dëshmojmë se e mbajmë fjalën dhe realizojmë prijekte konkrete. Sot jemi të pranishëm në Komunën e Sarajit ku së bashku me Ministrin e Ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi dhe kryetarin e Komunës z. Blerim Bexheti përuruam rrugën Krushopek – qendra rekreative Saraj. Vlera e projektit është 23 milon denarë edhe atë 13.591.500 denarë nga mjetet e TAV dhe 10 milion denarë nga buxheti i Komunës së Sarajt. Ky projekt është shumë me rëndësi jo vetëm për banorët e vendbanimit Krushopek dhe Saraj, por edhe për vizitorët e qendrës rekreative nga vendbanime tjera. Ne si Qeveri e në veçanti si Minstri për transport dhe lidhje mbetemi fuqimisht të përkushtuar për realizimin e projekteve kapitale për ndërtimin e infrastrukutrës rrugore stabile dhe te sigurta me standarde moderne në mënyrë të barabartë në tërë teritorin e vendit, me qëlim përmirsimin e kushteve jetësore për të gjithë qytetarët.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here