33.8 C
Skopje

Ganiu mirëpriti Sarana Ademin, flautisten e njohur nga Çairi

Çairi ka qenë dhe mbetet vendi i kultivimit të vlerave të mirëfillta kulturore. Aktivitet e kësaj jave i filluam pikërisht me takimin me flautisten nga Çairi, Sarana Ademi.
Ajo merret me flaut tani 25 vite dhe njihet për kontributin e saj për muzikën burimore shqipe, me qëllim ngritjen e nivelit artistik dhe ruajtjen e vlerave të kulturës dhe muzikës shqipe duke e sjellë atë me tingujt e flautës, e në këtë mënyrë duke u dhënë edhe shembull gjeneratave të tëra.
Sot Sarana ma dhuroi edhe albumin e saj të parë me përmbledhje të Serenatave korçare, me flaut dhe instrumente tjera, e ndër mbështetësit e këtij albumi ishte edhe Komuna e Çairit. Ndryshe, ajo njihet edhe si autore e librit të parë me vepra shqipe për flaut dhe piano të kompozuara nga Prof. Valton Beqiri.
Marketing