Komuna e Strugës nënshkroi memorandum bashkëpunimi me EuroStep-Shkup

0
121
Me rastin e organizimit të biznis panairit për peshk dhe peshkim, sot në hapësirat e Komunës së Strugës u mbajt takim mes kryetarit Ramis Merko dhe organizatorëve të manifestimit, përfaqësues të EuroStep – Shkup, agjencisë për marketing dhe menaxhim.
 U nënshkrua Memorandum për bashkëpunimit dhe organizim i përbashkët i biznis panairit dhe një aktiviteti kulturor. Panairi do të organizohet për 2 (dy) ditë në Qershor 2022, në Strugë.
Qëllimi i eventit është promovimi dhe përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe komunitetit në nivel të pushtetit lokal dhe më gjerë. Ky event do të kontribuojë në bashkëpunimin dhe hapjen e tregjeve të reja, ideve dhe koncepteve të reja dhe edukimit. Në këtë manifestim priten pjesëmarrës nga niveli kombëtar dhe ballkanik, përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, por vëmendje e veçantë i kushtohet pjesës kulturore dhe artistike të manifestimit, përkatësisht shoqatave vendore të peshkimit nga Ballkani perëndimor.
 Shpresojmë që në të ardhmen kjo ngjarje të bëhet traditë, e cila do të përditësohet vazhdimisht dhe do të kontribuojë për të gjitha palët e përfshira.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here