Reagon Muamed Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Dukës, një akt i shëmtuar!

0
94

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka ngjallur reagime nga më të shumtat nga njerëz të skënës së sportit dhe jasht tij. Një reagim nuk ka munguar as nga presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini që njihet edhe si mik shumë i afërt i Dukës.

Sejdini ngjarjen e rëndë e ka quajtur akt të shëmtuar, duke thënë se ky është sulm ndaj futbollit shqiptar dhe në fakt sulm ndaj Anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, njeriut që mes tjerash bërë që Tirana këtë vit të pret finalen e Conference League.

Postimi i plotë i Muamed Sejdinit:

Shpërthimi para shtëpisë së Armando Dukës, një akt i shëmtuar

Nuk dua të mendoj me konspiracion për një lidhje ndërmjet aksioneve të fundit të njerëzve të politikës dhe shpërthimit me tritol para shtëpisë së presidentit të FSHF-së, por nuk qëndroj dot indiferent ndaj një veprimi të tillë të shëmtuar. Mbrëmë në fakt u sulmua Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, njeriu që mes tjerash bëri që Tirana këtë vit të paktën për një ditë të jetë qendra e futbollit europian me pritjen e finales së Conference League. Impaktit që kjo ndeshje do t’i jep Tiranës dhe Shqipërisë, sigurisht nuk i bëjnë nder aktet si ky i mbrëmshmi.

E mira e vetme e gjithë këtij akti të shëmtuar është se gjithçka kaloi pa lëndime e as që dua ta mendoj, larg qoftë të kishte viktima në njerëz.

Por dëmi gjithsesi se është i madh, posaçërisht nëse llogarisim me syrin e çdo qytetari jashta Shqipërisë e që në aktin e mbrëmshëm shikojnë sulm ndaj futbollit shqiptar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here