Sipas burimeve jo zyrtare, Qerimi ka gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi në tru,dhe ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.
Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga familjarët.
Rexhail Qerimi është i dënuar për rastin “Alfa” së bashku me Agim Islamin.
Rasti “Alfa” ka ndodhur më 26 nëntor 2008, në parkingun e Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, nga ku jetën kishte humbur polici shqiptar nga njësiti Alfa, ndërsa ishin plagosur edhe dy kolegët e tij maqedonas me të cilët ai kishte qenë në patrullë.
Në prill të vitit 2010, me burgim të përjetshëm u dënua tashmë i ndjeri Rexhail Qerimi dhe Agim Islami. /KlanMacedonia/