22.8 C
Skopje

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e sallës sportive në Dollogozhdë

Në ambientet e Ministrisë së arsimit dhe shkencës, kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko bashkë me Ministrin Jeton Shaqiri, nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e sallës sportive të Shkollës Fillore “Nuri Mazari” në fshatin Dollogozhdë të Strugës.

Një nga faktorët vendimtar në rritjen e gjeneratave të shëndosha është edukimi fizik cilësor që inkurajon nxënësit të merren me sport dhe të arrijnë rezultate më të larta. Prandaj, Komuna e Strugës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me investime dhe ndërtimin e objekteve të reja krijojnë kushte më të mira ku fëmijët do të mund të realizojnë orë dhe aktivitete të tjera sportive.

Salla e sportit në Dollogozhdë do të jetë e dedikuar për lloje të ndryshme të sporteve si hendboll, basketboll, volejboll, futboll të vogël dhe gjimnastikë.
Marketing