28.8 C
Skopje

Rekord i ri i zi në Gjermani, mbi 200 mijë raste të reja me koronavirus

Në Gjermani për herë të parë është tejkaluar numri prej 200.000 raste të reja me koronavirus që është rekord i ri kur janë në pyetje rastet e reja për një ditë në atë vend.

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse Robert Koh kumtoi për 203.136 teste pozitive në 24 orët e fundit, që është për 69.000 raste më shumë se ditën e njejtë të javës së kaluar. Incidenca shtatëditore në 100.000 njerëz u ngrit në 1.017 nga 941 ditën paraprake, përderisa 188 persona vdiqën. Me këtë, numri i të vdekurve u rrit në 117.314 prej fillimit të pandemisë.

Deputetët gjermanë dje debatuan nëse duhet të vendosen vaksina të obligueshme kundër Kovid-19 derisa demonstrantët u tubuan para ndërtesës së parlamentit. Rreth 75 për qind e popullatës gjermane ka marrë së paku një dozë të vaksinës, që është më pak se sa në vendet e tjera evropiane perëndimore si Franca, Italia apo Spanja, ku numrat ekuivalentë janë 80 për qind, 83 për qind dhe 86 për qind.

Marketing