23.8 C
Skopje

Bujar Osmani sot raporton para Komisionit parlamentar për politikë të jashtme

Për sot është caktuar seanca e Komisionit parlamentar për Politikë të jashtme, ku pritet të jetë i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani – ka njoftuar Kryetari i Komisionit Antonio Miloshoski.

MInistria e Jashtme të Martën konfirmoi se Bujar Osmani, të Premten do të jetë i pranishëm në seancë e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do t’u drejtohet anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku do të informojë për rrjedhën e bisedimeve dhe marrëdhëniet e përgjithshme në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Lidhur me çështjen e kyçjes së bullgarëve në Kushtetutë, sipas Miloshoskit, VMRO-DPMNE vlerëson se Kushtetuta nuk duhet të jetë çështje përballjesh për çdo mospajtim politik.

Marketing