Grubi: Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes dhe bashkëveprimtarëve të Rafi Halilit!

0
116

Pas lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të kombit Rafi Halili, edhe Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka shprehur ngushëllimet e tij sinqerta ndaj familjes së nderuar Halili dhe bashkëveprimtarëve të Rafi Halilit.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Grubit:

Sot u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Rafi Halili duke lënë pas vetes shembullin e një atdhetari të përkushtuar që çdoherë iu përgjigj kauzës së drejtë për liri e barazi të popullit të tij nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë e deri në kërkesën legjitime për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta ndaj familjes dhe bashkëveprimtarëve të Rafi Halilit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here