Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes faqes së tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar për vdekjen e bashkëveprimtarit të tij Rafi Halilit duke shprehur edhe ngushëllime ndaj familjes Halili.
Në vazhdim postimi i plotë i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti:
Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëveprimtarit tim të çështjes kombëtare, Rafi Halili
Kontributi i tij kombëtar që nga vitet e ’68-ta si pjesëmarrës në demonstratat studentore në Kosovë dhe në celulat e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare do të mbesin përjetësisht të gdhendura në kujtesën tonë historike me shkronjat e lavdisë dhe krenarisë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Halili dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të Rafiut! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!