25.8 C
Skopje

Sedat Ramadani largohet nga Lëvizja Besa : E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

Sedat Ramadani, njëri nga anëtarët e kryesisë qëndrore të Lëvizjes Besa dhe njëherit këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit ka vendosur të largohet nga subjekti politik pjesë e të cilit ka qenë deri më tani duke elaboruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook arsyet e distancimit të tij.

Sipas Sedat Ramadanit, mesa duket i ndikuar nga ndodhitë e fundit në Lëvizjen Besa, tentativa për koalicionim me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën, si dhe rezultatin e dobët në zgjedhjet e fundit lokale është shprehur mes tjerash se Besa si subjekt humbi identitetin me të cilin e njihnin qytetarët nga themelimi i saj.

Më poshtë ju sjellin postimin e plotë të Sedat Ramadanit:

Marketing