17.8 C
Skopje

Grubi: Nëse hapet Kushtetuta, hapen çështje tjera si heqja e kufizimit të 20% për përdorimin e gjuhës shqipe

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka kushtëzuar hapjen e Kushtetutës të Maqedonisë së Veriut e cila pritet të bëhet për të përfshirë brenda saj komunitetin bullgar, si një nga kushtet për zgjidhjen e kontestit Shkup – Sofje.

Grubi thotë se nëse hapet Kushtetuta, do të hapen edhe çështje të tjera. Përmend heqjen e 20% për përdorimin e gjuhës shqipe.

“Ndryshimet e Kodit Zgjedhor dhe ndryshimet e Kushtetutës gjithsesi se do të bëhen me konsensus dhe këto propozime është mirë që të hidhen në tryezë të partive politike dhe jo në media në qoftë se dëshirojnë të kenë sukses. Por, më gëzon fakti se opozita maqedonase ka gatishmëri për të hapur Kushtetutën, me ç’rast, gjithsesi, edhe ne kemi tema tjera që duhet të përfshihen në këto ndryshime kushtetuese siç është kontesti me Bullgari, apo përfshirja e komunitetit bullgar, kroat, malazez dhe gjithë të tjerët apo edhe heqjes së kufizimit prej 20% për përdorimin e gjuhës shqipe”, tha Grubi në press konferencën e sotme pas ngjarjes së zyrtarizimit të bashkëpunimit mes shkollës fillore “Ismail Qemali” të Çairit dhe shkollës “Emilian Stanev” nga Veliko Tërnovo e Republikës së Bullgarisë.

 

Marketing