Eksluzive: Albin Kurti priti në takim Ali Ahmetin me ekipin e tij

0
104

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sëbashku me ekipin e tij të përbërë nga Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministrat nga rradhët e BDI-së dhe drejtorin e ndërmarrjes shtetërore të rrugëve të Maqedonisë së Veriut.G

Gjatë takimit të dy palët kanë biseduar për projektet e përbashkëta të ndërlidhjes më efikase rrugore, përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe atë të veprimit politik për tejkalimin e kontesteve për zhbllokimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Europian.

Ju sjellim të plotë postimin e kreut të BDI-së Ali Ahmeti në faqen e tij në rrjetin social Facebook:

Është jetike për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut të vazhdojnë rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian duke përkrahur njëra tjetrën, prandaj sot në Prishtinë u ulëm në tavolinën e përbashkët të punës me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e kabinetit të tij qeveritar.

Me veprim institucionalisht të koordinuar do të arrijmë që për kohë të shpejtë të realizojmë projektet madhore të ndërlidhjes më efikase kombëtare mes nesh, si rrugën Tetovë – Prizren, autostradën Prishtinë – Bllacë – Shkup, kalimin e përbashkët kufitar, si dhe të intensifikojmë bashkëpunimin ekonomik dhe atë turistik mes Kodrës së Diellit dhe Brezovicës.

Vazhdojmë të qëndrojmë në përkrahje të Kosovës në drejtim të gjetjes së zgjidhjes me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë si proces i rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën e zhvillimit të mbarë rajonit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here