28.8 C
Skopje

Fatmir Limani shkatërroi Lëvizjen Besa, të gjithë po e braktisin

Bilall Kasamit i del keq. Katër kuadro sot braktisën Lëvizjen Besa, në mesin e të cilëve janë Sedat Ramadani, Afrim Avdiu, Muhamed Aliju dhe Isamedin Sadiki. Kjo ka bërë që dita e sotme të kalon nën hijen e zhvillimeve në Lëvizjen Besa. Zhurma mediatike filloi kur lideri i kësaj partie, Bilall Kasami përmes një konference për media njoftoi aderimin në radhën e tyre të ish zyrtarit të BDI dhe aktivistit të LPK, Fatmir Limani.

E ky lajm i pompozuar nga Lëvizja Besa kaloi në sfond pas dorëheqjeve të disa prej themeluesve të kësaj partie. I pari denoncoi largimin njëri nga themeluesit, Sedat Ramadani, transmeton Flaka

Në shkrimin e largimit nga Lëvizja Besa, Ramadani ka elaboruar arsyet e distancimit të tij.

“E humbën vullnetin, e humbën forcën, e humbën qëllimin dhe e humbën besimin se mund të vazhdojm të jemi autonom nësë mbahemi të lidhur fort dhe te unifikuar rreth idealit. LB nga një subjekt ku debati i brendshëm ishte vlerë u shndërua në një subjekt që nëse mendon ndryshe bëhesh i padurueshëm dhe i papërshtatshëm për disa brenda partisë. U sollëm në situata ku thirrjet e mbledhjeve duheshte të shtyhen për shkak frigës së ballafaqimit me mendimtarët ndryshe dhe u sollëm në situata ku anëtarët e kuvendit fshihen nga lista sepse mund të mos jenë të vijës së njëjtë”, vijon shkrimin Ramadani.” – ka potencuar mes tjerash në profilin e tij në Facebook.

Pas Ramadanit, me paraqitje publike largimin nga LB e ka njoftuar edhe Afrim Avdiu, i cili thotë se: Rrugëtimi im në Lëvizjen Besa ka filluar para dy viteve dhe deri në momentin që po e shkruaj këtë postim.

“Koha kur unë u antarësova dhe fillova altivitetin tim ishte ajo kohë kur Lëvizja Besa në sytë dhe mendjet e gjithkujt dukeshte si shpresë dhe dritë në fund të tunelit. Por ishte kështu, deri në momentin kur partia filloi të shërbejë si mundësi pasurimi e përfitimi nga indivitë të caktuar, gjë kjo e cila rrënon imazhin dhe then të gjitha pasqyret e idealeve për të cilët flisnin në kohën kur unë u antarësova. Në fillimet e mia, gjeta përkrahje të parezervë të figurave kyçe dhe themeluese të Lëvizjes Besa si Kastriot Rexhepi , Sedat Ramadani dhe njëri nga kuadrot profesionale siç është Muhamet Aliju , dhe në momentin kur këto figura nuk janë prezente në atë subjekt, atëherë edhe vet prezenca ime do të ishte e pakuptimtë”, shpalos qëndrimin Avdiu.

Largimeve nga radhët e Besës iu shtuar edhe Muhamet Aliju.

“Pas një kuantumi kohor duke qenë i angazhuar në një organizatë politike dhe duke fituar një përvoj krejtsisht të re, e morëm me zellë të madhë të gjithë ne si grup veprues në kuadër të strukturave për të kontribuar në suksesin e organizatës politike. Kishim një qasje shumë të sinqert, duke kontribuar me angazhim familjar për aritjen e objektivave. Isha një profesionist i angazhuar në sektor real dhe nuk e kisha planifikuar këtë rrugëtim, por si i ftuar nga miku im Afrim Avdiu për ta mbështetur dhe për t’iu bashkangjitur karvanit të organizatës politike Besa u përkushtuam bashkarisht në mënyrë qensore. Kishte dallime dhe pakënaqësi, por ato kanalizoheshin dhe relativizoheshin nga haxhilerët, siq i quanim edhe privatisht Kastriot Rexhepi dhe Sedat Ramadani”, shkruan ai.

Këta ishin figurat emblematike të organizatës në Shkup dhe më gjërë, shton ai.

“Kisha marë përgjegjsi në struktura vetëm për hirë dhe kërkes të tyre. Mirëpo, gjithçka shkoi mbarë deri para zgjedhjeve vendore kur filluan sabotime, ndasi dhe luftë për pushtet. Mendonim se kjo do të kaloj dhe gjërat do të konsumohen, mirpo pasi filloi që organizata të shëndrohet në pronë private apo shoqëri akcionere, atëher vendimarrja nuk shkonte përmes organeve dhe përcaktimeve statutore, por me takime joformale. Pas vendimarrjes autonome të deputetit Kastriot Rexhepi, filluan të anashkalohen pothuajse gjithë struktura e këshillave komunal dhe vendor në Shkup dhe etiketoheshim. Pasi u braktis baza partiake në Shkup nga figurat emblematike mendoj që nuk ja vlen të qëndrojm me një konstrukt që është vetëm humbje kohe. Me një organizatë ku fillon të humbet debati, braktisen parimet, nuk pranohet mendimi ndryshe, mendoj që është e pakuptimt pjesmarja, përfundon shkrimin e largimit, Avdiu.

I katërti që braktisi Lëvizjen Besa, ishte Isamedin Sadiki kryetar i degës së LB në Stueniçan.

“Me keqardhje ju njoftoj që nga dita e sotme, tërhiqem nga çdo lloj detyre, angazhimi madje edhe antarësimi nga kjo lëvizje. Fillimisht, kur i hyra këtij procesi ishte nder dhe kënaqësi për mua dhe me shumë krenari kërkoja përkrahje dhe mbështetje nga çdokush që njihja e që nuk njihja, duke pasur një qëllim të vetëm, ta ndihmoj shoqërinë e sidomos rininë në shumë fusha të jetës, me theks të veçantë atë ekonomike. Por nga një Lëvizje me motorë shumë të fuqishëm, atë me ardhjen e saj në pushtet filloi ta kapë ngërçi dhe filloi Lëvizja dalë nga dalë të infektohet me shumë bakterie që shkaktonin ndezje të brendshme dhe të hapnin edhe plagë të pashërueshme, plagë këto që rrënojnë imazhin dhe besimin e njerëzve ndaj subjektit tonë”, shkruan Sadiki.

Sipas tij, neglizhenca e tërësishme e degës sonë (duke mos bë të paktën as edhe një punësim në Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Kulturës, Agjensionit për Punësim dhe shumë drejtori të tjera) ishin arsye të mjaftueshme për të menduar rrugëtimin tim dhe sa do të ishte e arsyeshme të qëndroj diku ku ne si degë e Studeniçanit nuk u vlerësuam fare përveç se në procese zgjedhore.

“Të fillosh diçka nga zero, dhe të arrish deri diku me rezultate jo edhe shumë të kënaqshme, por të arsyeshme nga ajo se çfarë morëm për kthim nga Lëvizja, është shumë rrugë e vështirë, po aq sa edhe dëshperuese kur kjo të kthehet në mospërfillje nga dikush që kur është krijuar kjo lëvizje, nuk kanë qenë fare ose kanë qenë vetëm spektatorë dhe kjo është e papranueshme për mua. Nuk mund të vazhdojmë të jemi kurbanë të dikujt që për synim ka vetëm shfrytëzimin e degës tonë (egzistenca si figurë dhe për ta plotësuar tabelën e krijimit të degëve) e koncentrimin ta ketë vetëm në një vend tjetër”, vijon reagimin Sadiki.

“E ndjej të arsyeshme t’i kërkoj hallallëk çdonjërit që ma besoi këtë detyrë kryetar dege duke filluar nga antarë të degës, shokë që më qëndruan prapa shpine në çdo gjë, në çdo aktivitet dhe qëndruan deri në fund duke e parë faktin që harxhonin energji e nuk po merrnin asgjë si kthim, ndaj familjarëve dhe të gjithë ato që na kanë përkrahur pa asnjë interes”, përfundon reagimin Isamedin Sadiki, kryetar i degës së LB në Stueniçan.

Burime nga strukturat e Lëvizjes Besa konfirmojnë që edhe në ditët në vijim pritet distancim nga kjo parti të disa anëtarëve të tjerë. Kjo fortunë e largimeve, nuk dihet nëse lidhet me aderimin e Fatmir Limanit në këtë parti, apo nga pakënaqësi të akumuluara ndërkohë në këtë parti. Në prononcimet e sapo të larguarve, vërehen vërejtje dhe pakënaqësi në funksionimit e Lëvizjes Besa.

Marketing