Ganiu: Promovojmë Çairin për bashkëpunim me komunat e Republikës së Bullgarisë

0
116

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ishte sot pjesë e konferencës “Kontributi qytetar në ndërtimin e besimit, unitetit dhe aleancës” që u zhvillua sot në hapësirat e Universitetit FON.

Ai në fjalimin e tij ka shprehur gatishmërinë e krijimit të urave të bashkëpunimit me komunat e Bullgarisë për të shkëmbyer përvojat e implementimit të projekteve të zhvillimit infrastrukturor, ekonomik, arsimor dhe në çdo sferë të jetës shoqërore për të zgjedhur kështu horizontin e perspektivës së zhvillimit. Sipas Ganiu thellimi i një bashkëpunimi të atillë do të promovonte edhe vlerat e pakontestueshme kulturore të Komunës së Çairit.

Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Visar Ganiu në faqen e tij në rrjetin social Facebook:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here